Secondary Adv

Investime për rrjetin elektrik në Fier e Patos, OSSH hap dy tendera 204 mln lekë

Drejtoria Rajonale e OSSH Fier ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe kabinave të fiderave, nënstacioni Patos 35/6 kV.

Fondi limit i përllogaritur i vënë në dispozicion është 104 milionë e 289 mijë lekë.

 

Referuar strategjisë së zhvillimit dhe përmirësimit të rrjetave elektrike, ndër të tjera dhe normalizimin e ngarkesave në linja të tensionit të mesëm dhe për t’ju përgjigjur zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës është hartuar projekti i rrjetit elektrik.

 

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky investim perfshin 2 fidera, ndertimin e 3 kabinave te reja, spostimin e 7 kabinave ekzistuese dhe rikonstruksionin e 8 kabinave. Kjo zone ka perjetuar nje ndryshim te madh gjate viteve te tranzicionit duke rritur numrin e abonenteve.

 

Ndërkohë, në një procedurë tjetër, do të financohet me një fond limit prej 100 milionë lekësh projekti që shtrihet në rrethinat e Fierit dhe përfshin një zonë gjeografike prej 35 km2 , si dhe rreth 400 abonentë familjarë dhe privat. Këto kabina ku do të ndërhyhet për rikonstruksion furnizohen nga nst. Fieri i ri 110/20.

 

Zonat e përfshirë nga projekti janë zona të fshatrave Drizë dhe Vadhizë e zhvilluar me ndërtime ekzistuese para viteve ’90, si dhe me ndërtime të reja. Në dokument theksohet se, rrjeti i tensionit të ulët i këtyre zonave është ndërtuar që në vitin 1970 në kohën e elektrifikimit të Shqipërisë dhe është tejet e amortizuar. Gjithashtu dhe zgjatimet e ketyre linjave të tensionit të ulët, të cilat në shume raste janë ndërtuar nga vetë banorët në kohën e tranzicionit që kompania ka kaluar me parë janë jashtë kushteve teknike.

 

Referuar dokumentit, do të ndërtohet një infrastrukture elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt konsumatorëve aktualë dhe njëkohësisht të jetë në përputhje me zhvillimet e pritshme afatgjata të zonës. /Scantv


Më të lexuarat